“Hoteli Fantazmë” në Tenerife do të shembet pas 50 vitesh braktisjeje, prishja e tij do të kushtojë 2.3 milionë euro

“Hoteli Fantazmë” në Tenerife do të shembet pas 50 vitesh braktisjeje, prishja e tij do të kushtojë 2.3 milionë euro

Autoritetet spanjolle po punojnë për prishjen e Hotel Añaza të braktisur në Tenerife, i njohur në vend si ” Hoteli Fantazmë”, duke i dhënë fund një vonese që ka zgjatur më shumë se pesë dekada. Sipas Daily Mail, ndërtesa 22-katëshe që dominon bregdetin e Acoran, në jug të Santa Cruz në Tenerife, do të prishet me një kosto të vlerësuar prej 2.3 milionë eurosh, një shumë që do të mbulohet nga fondet publike. Siç kujton gazeta britanike, ndërtesa në formë Y u ndërtua në vitin 1973 me qëllim që të funksiononte si një hotel me 741 dhoma. Megjithatë, vetëm dy vjet më vonë projekti u braktis kur u zbulua se puna kishte vazhduar pa lejen e kërkuar të planifikimit dhe në një vend ku një...