Hormuzi/ Irani: Anijet që do kalojnë duhet të paguajnë për sigurinë
Parlamenti i Iranit po punon mbi një projektligj për të formalizuar tarifat që thuhet se po aplikohen për disa anije që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Agjencitë e lajmeve Fars dhe Tasnim, të dyja pranë Gardës Revolucionare të Iranit, cituan ligjvënësin Mohammadreza Rezaei Kouchi të thoshte se parlamenti po ndjek një plan për të kodifikuar zyrtarisht sovranitetin, kontrollin dhe mbikëqyrjen e Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit, duke krijuar gjithashtu një burim të ardhurash përmes mbledhjes së tarifave. Sipas tij ky është një hap krejtësisht i natyrshëm, pasi Irani garanton sigurinë e Ngushticës dhe anijet dhe cisternat e naftës duhet të paguajnë tarifa për këtë. Megjithatë mijëra marinarë dhe mijëra anije kanë mbetur të bllokuar në korridorin tregtar për shkak të sulmeve të vazhdueshme. Teherani nga...
Burimi:
opinion.al