Hormuzi, Gjermania i thotë ”Jo” Trumpit: Neve, mos na llogarisni. Zgjidhja e krizës në Gjirin Persik duhet të vijë me negociata
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, e përjashtoi mundësinë që Gjermania të marrë pjesë në një mision për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Në një intervistë për emisionin televiziv “Bericht aus Berlin”, ai theksoi se për momentin, Gjermania nuk do të përfshihet në këtë konflikt ushtarak. Sipas Wadephul-it, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e kanë informuar se objektivi i sulmeve të tyre është dobësimi i kapaciteteve ushtarake të Iranit, sidomos i programit bërthamor dhe atij të raketave. “Berlini pret të informohet kur këto objektiva të jenë arritur dhe më pas është i gatshëm të marrë pjesë në negociata diplomatike”, ishte komenti i tij. Shefi i diplomacisë gjermane u shpreh i bindur se sigurinë në Ngushticën e Hormuzit dhe në Detin e Kuq mund të sjellë...
Burimi:
top-channel.tv