Hodhën në erë diskon në Greqi, në pranga dy vëllezër nga Tirana
Dy vëllezër shqiptarë, persona me precedentë penalë në Greqi, janë arrestuar si autorë te dyshuar të shpërthimit me eksploziv të diskotekës “Jacky.O” në rrugën Michalakopoulou të Athinës, mbrëmjen e 7 tetorit 2025. Në prangat e policisë greke ranë shtetasit me inicialet B. B, 41 vjeç dhe B. B., 32 vjeç, të dy nga Tirana. Veç akuzës për shpërthimin me eksploziv, ndaj tyre ishte aktiv një urdhër arresti për shkelje të kushteve kufizuese të qëndrimit, grabitje, si dhe shkelje të ligjeve mbi armët. Në mënyrë më të detajuar, u zbulua se, pasi parkoi një automjet pranë diskotekës, 32-vjeçari B. B., iu afrua objektit në këmbë dhe më pas vendosi dhe aktivizoi pajisjen shpërthyese të improvizuar. Më pas, ai hypi përsëri në automjet, ku 41-vjeçari Blerim Buci...
Burimi:
kohajone.com