Historia e Punch, majmuni i braktisur nga mamaja në një kopsht zoologjik në Japoni që po bën xhiron e rrjetit
Një majmun i vogël që jeton në një kopsht zoologjik në Japoni po xhiron e rrjetit, pasi një video e re e tregon atë duke vrapuar në panik dhe duke përqafuar fort orangutangun e saj prej pelushi, duke kërkuar ngushëllim pas një zënke me një majmun të madh. Punch, siç quhet majmuni, më i famshmi në internet tashmë, është vendosur në Kopshtin Zoologjik të qytetit Ichikawa dhe u bë i famshëm kur vizitorët e panë duke mbajtur me vete gjatë gjithë kohës lodrën e saj prej pelushi. Në videon virale, Punch shihet duke ikur nga frika nga zona ku ishin majmunë të tjerë, të cilët e sulmuan dhe duke u drejtuar menjëherë drejt lodrës prej pelushi, të cilën e përqafon duke kërkuar siguri dhe mbrojtje....
Burimi:
top-channel.tv