Hillary Clinton: Nuk e kam takuar kurrë Epsteinin dhe nuk e kam pasur idenë e krimeve të tij
Bota E Enjte, 26 Shkurt 2026 19:17 Nuk e kam takuar kurrë Epsteinin dhe nuk e kam pasur idenë e krimeve të tij, deklaroi ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton në deklaratën e saj të hapjes para Komitetit Mbikëqyrës në Nju Jork. “Nuk kam hipur kurrë në aeroplanin e tij, as nuk kam shkelur kurrë në shtëpinë e tij”, shtoi ajo. “Si çdo person normal, jam e tmerruar nga krimet e tij. Është e pakonceptueshme që Epstein fillimisht gjeti përkrahje në vitin 2008, gjë që i lejoi të vazhdonte praktikat e tij grabitqare për një dekadë tjetër”, shtoi ish-sekretarja e Shtetit. “Hetimi duhet të vlerësojë mënyrën se si qeveria federale i ka trajtuar hetimet dhe ndjekjet penale të Epstein dhe krimeve të tij. Ju keni...
Burimi:
kohajone.com