Hillary Clinton akuzon Trump për fshehje të dhënash, ish-sekretarja e shtetit kërkon që të publikohen dosjet e plota të skandalit

Hillary Clinton akuzon Trump për fshehje të dhënash, ish-sekretarja e shtetit kërkon që të publikohen dosjet e plota të skandalit

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, akuzoi drejtpërdrejt administratën Donald Trump për fshehje të dhënash dhe mungesë transparence në trajtimin e dosjeve që lidhen me financierin e diskretituar, Jeffrey Epstein. Në një intervistë për BBC nga Berlini, ku mori pjesë në Forumin e Përvitshëm Botëror, Clinton kërkoi publikimin e plotë të të gjithë dokumenteve. “Nxirrni dosjet. Po i zvarrisni,” deklaroi ajo, duke nënkuptuar se procesi i publikimit po pengohet në mënyrë të qëllimshme. Shtëpia e Bardhë reagoi duke mbrojtur veprimet e saj dhe theksoi se publikimi i dokumenteve përbën një hap të rëndësishëm për drejtësinë dhe për viktimat, madje “më shumë nga sa kanë bërë ndonjëherë demokratët”. E pyetur sakaq nëse Princi Andreë duhet të paraqitet përpara një komisioni të Kongresit amerikan, Clinton u shpreh...