“Hezbollahu zgjodhi regjimin iranian, do ta paguajë shtrenjt”, Forcat Mbrojtëse të Izraelit: Sulmet do të zgjasin disa ditë

“Hezbollahu zgjodhi regjimin iranian, do ta paguajë shtrenjt”, Forcat Mbrojtëse të Izraelit: Sulmet do të zgjasin disa ditë

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar nisjen e një fushate ofensive kundër Hezbollah në Liban, e cila sipas tyre pritet të zgjasë disa ditë. Shefi i Shtabit të IDF-së, Eyal Zamir, deklaroi se Izraeli nuk do të mbetet më vetëm në pozicion mbrojtës, por po kalon në ofensivë. Ai theksoi se ushtria duhet të përgatitet për disa ditë intensive luftimesh dhe të mbajë një gatishmëri të lartë, si në aspektin mbrojtës ashtu edhe në atë ofensiv, me operacione që mund të zhvillohen në valë të njëpasnjëshme. Përpara se IDF të njoftonte sulme të reja në Liban, një zyrtar i lartë ushtarak izraelit paralajmëroi se Hezbollahu do të “paguajë një çmim të lartë” për sulmet e tij. “Hezbollahu zgjodhi regjimin iranian në vend të shtetit...