Hetimi paraprak: SHBA, përgjegjëse për sulmin vdekjeprurës në shkollën fillore iraniane

Hetimi paraprak: SHBA, përgjegjëse për sulmin vdekjeprurës në shkollën fillore iraniane

Bombardimi i shkollës dhe viktimat e saj që përfshijnë fëmijë janë bërë një pikë qendrore e luftës dhe gjithashtu do të renditet ndër ngjarjet me numrin më të lartë të viktimave civile të shkaktuara nga operacionet ushtarake amerikane në dy dekadat e fundit. Një hetim paraprak ka zbuluar se të dhëna të vjetruara inteligjence ka të ngjarë të çojnë në një sulm vdekjeprurës amerikan ndaj një shkolle fillore iranian,e duke përdorur një raketë Tomahawk, sipas një zyrtari amerikan dhe një personi të dytë të informuar mbi gjetjet e hetimit ushtarak amerikan për incidentin. I raportuar për herë të parë nga New York Times, ushtria amerikane po bombardonte një bazë iraniane ngjitur, pjesë e së cilës më parë ishte ndërtesa e shkollës, dhe koordinatat e objektivit...