Hetim për çmimin Nobel të Paqes pasi u vendosën 2.2 milionë dollarë baste për Machadon, inteligjenca norvegjeze: Askush nuk e dinte fituesin, dyshojmë te…
Spiunazhi dixhital mund të ketë çuar në rrjedhjen e emrit të fituesit të Çmimit Nobel për Paqen 2025 përpara se të shpallej zyrtarisht, tha të hënën Komiteti Norvegjez i Nobelit. “Nuk ka qenë e mundur të përcaktohet saktësisht se çfarë ndodhi ose kush ishte pas shkeljes, por ne besojmë se sektori dixhital mbetet i dyshuari kryesor”, tha sekretari i përhershëm i komitetit që jep çmimin për Reuters të hënën. Basti se udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, do ta fitonte çmimin arriti kulmin më 10 tetor, disa orë para se të shpallej fituesi i vitit 2025. Bastet për emrin e Machados për çmimin u rrit shpejt në rreth 2.2 milionë dollarë, ndërsa pasuan edhe të tjerë, tha Christian Berg Harpviken. Emri i Machados nuk...
Burimi:
top-channel.tv