Hetim në Francë për ish-ministrin e qeverisë, ja dyshime e lidhjeve të tij me Jeffrey Epstein

Hetim në Francë për ish-ministrin e qeverisë, ja dyshime e lidhjeve të tij me Jeffrey Epstein

Prokurorët e krimit financiar në Francë kanë nisur një hetim paraprak ndaj ish-ministrit të Kulturës, Jack Lang, për dyshime për “pastrim të të ardhurave nga mashtrimi tatimor”, në lidhje me kontaktet e tij me financierin amerikan Jeffrey Epstein, i dënuar për pedofili. Hetimi është hapur pas publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, ku dokumentohen lidhje mes familjes Lang dhe financierit amerikan. Në këto dosje, emri i Jack Lang përmendet rreth 700 herë. Jack Lang, 86 vjeç, një nga figurat më të rëndësishme të qeverive socialiste franceze nga vitet ’80 deri në vitet 2000, ka mohuar çdo shkelje ligjore, duke i cilësuar akuzat si “të pabaza”. Në një deklaratë për AFP, ai u shpreh se hetimi do të...