Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm, hiqej si shpëtimtar
Një mjek anestezist është dënuar me burgim të përjetshëm pasi helmoi qëllimisht 30 pacientë, prej të cilëve 12 vdiqën. Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm në përfundim të një gjyqi katër-mujor Francë. Ky është një nga rastet më të mëdha të keqpërdorimit, pasi u zbulua se Péchi ka pasur kimikate të lartë, si klorur kalium dhe adrenalinë, në qeset e infuzionit të pacientëve. Sipas BBC, viktima më e vogël e tij ishte një fëmijë katërvjeçar, ndërsa viktima më e vjetër ishte 89 vjeç. Prokurorët e quajtën atë ‘Doktor Vdekja’, duke e akuzuar për helmim dhe vrasje të qëllimshme. Ata theksuan se ai kishte transformuar klinikën në një ” vend varrezash” dhe manipuluar pacientët për të krijuar imazhin e një shpëtimtari. Kimikatet...