Hegseth: Khamenei është i plagosur dhe me shumë mundësi i shpërfytyruar

Hegseth: Khamenei është i plagosur dhe me shumë mundësi i shpërfytyruar

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ka thënë se Ajatollah Mojtaba Khamenei i Iranit ka mbetur i plagosur pas sulmeve që vranë babanë e tij, Ajatollah Ali Khamenei, gati dy javë më parë. “Ne e dim që i ashtuquajturi udhëheqësi i ri, jo aq suprem, është i plagosur dhe me shumë gjasa i shpërfytyruar”, tha Hegseth në një konferencë për shtyp. Khamenei u emërua udhëheqësi i ri i regjimit të Teheranit pas vdekjes së babait të tij në sulmet amerikane-izraelite më 28 shkurt. Khamenei i ri nuk është parë ose dëgjuar për të publikisht që nga fillimi i luftës, duke çuar në spekulime rreth vendndodhjes dhe shëndetit të tij. Të enjten ai bëri deklaratat e tij të para publike të lexuara nga një prezantues në televizionin...