Hakohet televizioni shtetëror iranian, ushtrisë po i mbaron koha, t`i bashkohet popullit

Hakohet televizioni shtetëror iranian, ushtrisë po i mbaron koha, t`i bashkohet popullit

Persona të panjohur kanë hakeruar transmetimet satelitore të televizionit shtetëror iranian, e kanë transmetuar aty në mbështetje të Princit të Kurorës në mërgim Reza Pahlavi. Ata i kanë bërë gjithashtu thirrje forcave të sigurisë që të mos “i drejtojnë armët ndaj popullit”. Sulmi kibernetikë vjen në kohën kur bilanci i të vrarëve në protestave ka mbërritur në gati 4.000, edhe pse organizatat e drejtave të njeriut mendojnë se shifrat reale mund të jenë shumë më të larta se kaq. Pamjet e hakerëve u transmetuan në disa kanale satelitore të kontrolluara nga Islamic Republic of Iran Broadcasting, IRIB, transmetuesi shtetëror që ka monopolin e televizioneve dhe radiove në vend. Videoja përfshinte dy mesazhe të Pahlavit dhe forcave të rendit, e në grafikën shoqëruese shkruhej: “Ky është...