Hakeem Jeffries: S’do ta lejojmë Trumpin të manipulojë zgjedhjet afatmesme

Hakeem Jeffries: S’do ta lejojmë Trumpin të manipulojë zgjedhjet afatmesme

Bota E Diel, 8 Shkurt 2026 19:19 Hakeem Jeffries, lideri demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, deklaroi të dielën se demokratët do të ndalojnë Donald Trumpin të përpiqet të “vjedhë” zgjedhjet afatmesme të këtij viti. Këto komente vijnë mes shqetësimeve të përhapura pasi Trump sugjeroi që republikanët duhet “të marrin në dorë votimin”. Kushtetuta amerikane u jep shteteve fuqinë për të vendosur rregullat zgjedhore dhe Kongresi mund të miratojë ligje për zgjedhjet federale, ndërsa presidenti nuk ka autoritet mbi mënyrën e zhvillimit të tyre. Jeffries theksoi se Trump dëshiron të “nacionalizojë zgjedhjet”, që në thelb do të thotë t’i vjedhë, por demokratët nuk do ta lejojnë këtë. Ai shtoi se ata kanë bllokuar përpjekjet e Trumpit për të federalizuar Gardën Kombëtare dhe për të...