Hajduti grabit makinën bashkë me foshnjën dy muajsh brenda, arrestohet nga policia

Hajduti grabit makinën bashkë me foshnjën dy muajsh brenda, arrestohet nga policia

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Sao Paulo në Brazil, ku një burrë u arrestua për vjedhjen e një makine, ku brenda ishte një foshnje vetëm dy muajsh. Sipas policisë, nëna e foshnjës kishte lënë për pak kohë djalin e saj në makinë, e parkuar para një qendre për aktivitete pas shkollore për fëmijë, ndërsa shkonte të merrte vajzën e saj shtatëvjeçare të enjten. Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë nënën duke dalë nga makina dhe duke qëndruar përpara saj ndërsa vajza del nga dera e qendrës. Disa sekonda më vonë, një burrë hyn në krahun e drejtuesit dhe largohet me shpejtësi, duke marrë foshnjën me vete. Foshnja u gjet nga policia rreth 2.7 km larg qendrës, ndërsa autori u arrestua. Policia tha se,...