Habit me deklaratën e tij Donald Trump: Pa mua, sot nuk do të kishte NATO

Habit me deklaratën e tij Donald Trump: Pa mua, sot nuk do të kishte NATO

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar këtë të martë një status në rrjetin e tij social Truth Social, ku pretendon se roli i tij ka qenë vendimtar për mbijetesën e NATO-s. Sipas Trump, pa ndërhyrjen e tij aleanca ushtarake do të ishte shpërbërë dhe do të kishte mbetur pjesë e historisë. Në postimin e tij, Trump shkruan: Nëse unë nuk do të kisha ardhur, sot nuk do të kishte NATO!!! Do të kishte përfunduar në koshin e historisë. E trishtueshme, por e VËRTETË!!