Grupet radikale të majta të sponsorizuara nga Sorosi po nxisin protestat në Minnesota

Grupet radikale të majta të sponsorizuara nga Sorosi po nxisin protestat në Minnesota

Nga Isabel Vincent, NY POST Grupe radikale të së majtës, përfshirë një që është financuar me 7.8 milionë dollarë nga miliarderi progresist George Soros, qëndrojnë pas protestave kundër ICE (Agjencia e Emigrimit dhe Doganave në SHBA) në Minnesota, ka mësuar “The Post”. ‘Indivisible Twin Cities’, i cili e përshkruan veten si një grup vullnetarësh nga baza, ka udhëhequr shumë nga protestat kundër bastisjeve të ICE në Minnesota, ku Renee Macklin Good u qëllua për vdekje të mërkurën, pasi dyshohet se tentoi të shtypte me makinë një agjent të ICE. ‘Indivisible Twin Cities’ është degë e ‘Indivisible Project’ në Uashington DC, i cili paraqitet si një lëvizje për të mposhtur “agjendën e Trump”, dhe që ka marrë 7.850.000 dollarë nga fondacionet ‘Open Society’ të Sorosit mes...