Gruaja e Maduros organizoi takimin mes kryetrafikantit dhe kryepolicit, në trafik u përfshinë djali dhe nipërit e saj

Gruaja e Maduros organizoi takimin mes kryetrafikantit dhe kryepolicit, në trafik u përfshinë djali dhe nipërit e saj

Mediat amerikane kanë publikuar detaje nga dosja kundër Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores. Në dosje detajet se si u transportuan tonelata me kokainë drejt SHBA me ndihmën e presidentit të Venezuelës. Por në dosje del edhe roli i gruas së tij, Cilia Adela Flores de Maduro. Kjo e fundit akuzohet se organizoi një takim mes një kryetrafikanti dhe një kryepolici. “Rreth vitit 2007, CILIA ADELA FLORES DE MADURO, e pandehura, mori pjesë në një takim, gjatë të cilit FLORES DE MADURO pranoi qindra mijëra dollarë ryshfet për të ndërmjetësuar një takim midis një trafikanti të madh droge dhe drejtorit të Zyrës Kombëtare Kundër Drogës të Venezuelës, Nestor Reverol Torres. Trafikanti i drogës më vonë organizoi pagesën e një ryshfeti mujor për Reverol...