“Groenlanda nuk është në shitje”/ Kryeministrja daneze i bën thirrje Trumpit: Boll me kërcënime ta pakuptimta

“Groenlanda nuk është në shitje”/ Kryeministrja daneze i bën thirrje Trumpit: Boll me kërcënime ta pakuptimta

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë Presidentit amerikan Donald Trump që të ndalë kërcënimet lidhur me marrjen nën kontroll të Groenlandës, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë të drejtë ta aneksojnë territorin. “Nuk ka absolutisht asnjë kuptim të flitet për nevojën që SHBA të marrë nën kontroll Groenlandën,” deklaroi Frederiksen, duke shtuar se “SHBA nuk ka të drejtë të aneksojë asnjë nga tre kombet e Mbretërisë Daneze”. Reagimi i kryeministres daneze vjen pas një postimi provokues në rrjetet sociale nga Katie Miller, bashkëshortja e Stephen Miller – një prej këshilltarëve të Trump – e cila publikoi një hartë të Groenlandës të ngjyrosur me ngjyrat e flamurit amerikan, shoqëruar me fjalën “së shpejti”. Donald Trump ka ngritur disa...