“Groenlanda një pushkë e mbushur”, REL: NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për tensionet SHBA-Danimarkë

“Groenlanda një pushkë e mbushur”, REL: NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për tensionet SHBA-Danimarkë

Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Groenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”. Kjo ide lindi kur ambasadorët e aleancës ushtarake u mblodhën në Bruksel më 8 janar për të biseduar për çështjen e Groenlandës, ishullit danez, pasi Shtëpia e Bardhë shprehu interesim që Shtetet e Bashkuara ta përvetësojnë atë, madje duke mos e përjashtuar as ndërhyrjen ushtarake për ta arritur këtë qëllim. NATO-ja veçse themeloi dy misione të ngjashme më 2025: fillimisht “Roja e Baltikut”, si përgjigje ndaj sabotimeve të shumta nënujore në Evropën Veriore, dhe më pas “Roja e Lindjes”, e cila u krijua pak pasi...