Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
GROENLANDA NË SYTË E TRUMP/ Shtëpia e Bardhë: Opsioni i parë është gjithmonë diplomacia, siç ishte rasti në Venezuelë
“Groenlanda po diskutohet midis Donald Trump dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. Opsioni i parë është gjithmonë diplomacia, siç ishte rasti në Venezuelë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, në një konferencë për shtyp. Në të njëjtën kohë, kur u pyet për përdorimin e mundshëm të mjeteve ushtarake në Grenlandë, ajo theksoi se Donald Trump po i mban të gjitha opsionet hapur, “por diplomacia është gjithmonë opsioni i parë” “Çështja e Grenlandës është një çështje e sigurisë kombëtare, ajo ekziston prej shumë vitesh dhe shqetëson SHBA-në, pasi ata duan të kufizojnë ndikimin rus dhe kinez në rajon”, shtoi Levitt.