‘Groenlanda është pjesë e Danimarkës’: Ligjvënësit amerikanë sfidojnë Trumpin në Kopenhagen
Përpara protestave të planifikuara në Danimarkë dhe Groenlandë, një delegacion dypartiak i ligjvënësve amerikanë, riafirmoi kundërshtimin ndaj dëshirës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të kontrolluar ishullin Arktik, në një konferencë për shtyp në Kopenhagen të shtunën. "Groenlanda është pjesë e Danimarkës. Danimarka është aleati ynë në NATO", tha senatori demokrat Chris Coons. "Ky duhet të jetë fundi i këtij diskutimi, sipas mendimit tim." Trump ka argumentuar vazhdimisht se kontrolli amerikan i Groenlandës, është i nevojshëm për të parandaluar Rusinë dhe Kinën të zgjerojnë ndikimin e tyre në rajon. Groenlanda, një territor kryesisht autonom i Arktikut, është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës. Kohët e fundit ai kërcënoi vendet që kundërshtojnë planet e tij me tarifa ndëshkuese. Coons i përshkroi deklaratat e Trump si "jo...
Burimi:
syri.net