Grevë e përgjithshme në Belgjikë, dhjetëra mijëra njerëz demonstruan në rrugët e Brukselit
Dhjetëra mijëra belgë demonstruan sot në Bruksel, si pjesë e një greve të përgjithshme për shkak të politikës sociale të qeverisë, sipas mediave belge. Tre sindikata kryesore belge, të cilat kanë bërë fushatë prej muajsh kundër politikës së qeverisë, e cila sipas tyre dobëson të drejtat e punëtorëve, kanë bërë thirrje për grevë dhe protestë, raportoi agjencia Belga. Ata duan siguri në punë, kushte më të mira pune, më shumë hapësirë për "negociata të vërteta pune" me qeverinë dhe marrëveshje më të mira për pensionet. "Gratë punojnë në dy turne, një në punë dhe një në shtëpi, gjithë jetën e tyre, dhe tani qeveria federale dëshiron t'u ulë pensionet? E padëgjuar", tha Liveke Norga e federatës sindikale ACV-Pulse për Brussels Times. Gazeta belge shkruan se, ndërsa policia deklaron se...
Burimi:
syri.net