Greqia vijon betejën me zjarret, disa vatra mbeten ende aktive në Francë dhe Spanjë

Greqia vijon betejën me zjarret, disa vatra mbeten ende aktive në Francë dhe Spanjë

Situata me zjarret në Greqi mbetet alarmante. Një vatër e re shpërtheu në ishullin e Kefalonisë duke mobilizuar menjëherë forca të shumta zjarrfikëse, mjete tokësore dhe ajrore. Për banorët u dërgua mesazh nga sistemi i emergjencës që të jenë në gatishmëri, ndërsa flakët u perhapen pranë zonave të banuara, por pa rrezikuar seriozisht shtëpitë. Gjatë gjithë natës, zjarrfikësit vijuan operacionet për të mbajtur nën kontroll vatrat më problematike në Atikë, Beoti dhe Fokidë, ku erërat e forta dhe temperaturat e larta e kanë bërë shumë të vështirë shuarjen e zjarreve. Në juglindje të Francës, një zjarr i madh në rajonin Var, i cili ishte vënë nën kontroll disa ditë më parë, u riaktivizua duke detyruar evakuimin e rreth 2 500 personave gjatë natës. Zjarri ka...