Greqia pro vendeve të tjera europiane, Mitsotakis: Nuk do të marrim pjesë në operacione ushtarake në Hormuz

Greqia pro vendeve të tjera europiane, Mitsotakis: Nuk do të marrim pjesë në operacione ushtarake në Hormuz

Bota E Martë, 17 Mars 2026 19:43 Në të njëjtën gjatësi vale me shumë udhëheqës europian ka qenë edhe deklarata e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis nga Athina gjatë konferencës së Bloomberg për energjinë, ku ka theksuar haptazi se Greqia nuk do të marrë pjesë në operacione ushtarake në Gjirin Persik dhe në zonën e konfliktit në Lindjen e Mesme. “Përgjigjja e thjeshtë është: jo, Greqia nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion rreth teatrit të operacioneve që janë aktualisht në zhvillim. Dhe dyshoj nëse në këtë moment ekziston një gatishmëri e madhe evropiane për një mision të tillë”, u shpreh Kyriakos Mitsotakis. Ai ka sqaruar se Athina mbështet operacionin evropian për mbrojtjen e lundrimit në Detin e Kuq, por nuk do të përfshihet në...