“Greqia po hap një faqe të re”/ Pas deklaratës së kryeministrit Mitsotakis për energjinë bërthamore, reagojnë ashpër deputetët
Vetën disa orë pas deklaratës së papritur të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis nga Parisi, se Greqia “po hap një faqe të re” duke shqyrtuar energjinë bërthamore, reagimet e forta politike e shkencore në vend japin e marrin në këtë debat i cili për dekada ka qenë tabu në vend. Në samitin e Energjisë Bërthamore në Paris Mitsotakis theksoi mes të tjerash se Athina do të studiojë nëse reaktorët e vegjël modularë mund të kenë rol në sistemin energjetik, pa u angazhuar për ndërtimin e centraleve bërthamore. “Greqia po hap një faqe të re. Ka ardhur koha që vendi im të shqyrtojë nëse energjia bërthamore, dhe veçanërisht reaktorët e vegjël, mund të luajnë një rol në sistemin energjetik grek”, u shpreh Mitsotakis. Disa specialistë grekë të...
Burimi:
top-channel.tv