Greqia goditet nga një tjetër tërmet, panik te banorët
Greqia është goditur sot (16 mars) nga një tjetër tërmet, duke shkaktuar panik te banorët. Lëkundjet e cilësuara prej ekspertëve si mesatarisht të forta, ndodhën në zonën e Chanias. Tërmeti kishte forcën 3.8 ballë të shkallës Rihter dhe me shtrirje në zonën e Kretës. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti u regjistrua 16 km në jug-juglindje të Sougias, në një thellësi fokale prej 5 km.
Burimi:
syri.net