Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Greqia e “paralizuar” nga protestat, Policia e Shtetit: Aksi Kakavijë-Janinë i pakalueshëm nga ora 18:00
Për shkak të protestës që zhvillojnë fermerët në Greqi, aksi rrugor Kakavijë-Janinë nuk do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën shqiptare). Policia e kufitare e Kakavijës bën me dije se do të lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve për emergjenca shëndetësore. “Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron...