Greqi: Në pikëpyetje takimi i Mitsotakis me fermerët protestues, dialogu me qeverinë mbetet i pasigurt
Është e pasigurt nëse nesër, të martën, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, do të zhvillojë takime me delegacionet e fermerëve grekë, të cilët që nga nëntori po protestojnë për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Protestat janë shoqëruar me ndërprerje të trafikut dhe bllokime të herëpashershme të rrugëve, porteve dhe pikave kufitare. Fermerët pritet të vendosin vetëm pasditen e sotme nëse do të marrin pjesë në takime, ndërsa nga 57 blloqet e ashtuquajturit “Komiteti Gjithë-Grek”, një pjesë tashmë ka deklaruar se nuk do të shkojë. Sipas tyre, insistimi i qeverisë që takimet të zhvillohen me dy grupe përfaqësuesish nga 20 persona, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 18 blloqeve të ndara nga Komiteti, shihet si përpjekje për të thelluar përçarjet mes fermerëve. Zëvendëskryeministri grek, Kostis Hadsidakis,...
Burimi:
syri.net