Greqi: 15 viktima pas përplasjes mes anijes së Rojës Bregdetare dhe një varke me emigrantë

Greqi: 15 viktima pas përplasjes mes anijes së Rojës Bregdetare dhe një varke me emigrantë

Bota E Mërkurë, 4 Shkurt 2026 10:08 Të paktën 15 persona humbën jetën si pasojë e një përplasjeje detare mes një anijeje të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë pa dokumente, pranë ishullit grek të Kiosit. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së martës, rreth orës 21:00, në zonën detare të Mersinidit, në Vrontados, në pjesën lindore të ishullit. Sipas autoriteteve, nga deti u nxorën 14 trupa të pajetë, përfshirë 11 burra dhe tre gra. Një grua tjetër u gjet në gjendje kritike dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Kiosit, ku më vonë ndërroi jetë. Përveç viktimave, dhjetëra persona të tjerë u plagosën si pasojë e incidentit. Në spital u shtruan gjithsej 24 të plagosur, mes tyre shtatë burra, gjashtë...