“Grenell u përplas me Susie Wiles”, shefja e stafit të Trump i telefonon Daily Mail: Nuk kemi pasur ndonjë sherr
Shefja e stafit të Presidentit Donald Trump, Susie Wiles, reagoi pas një shkrimi të Daily Mail duke telefonuar redaksinë e medias britanike dhe mohoi se kishte pasur ndonjë debat me Grenell gjatë Konventës Kombëtare Republikane. “Ai nuk është miku im më i mirë,” tha Wiles gjatë një telefonate të premten në mëngjes. “Ne nuk jemi të afërt, dhe ideja që kemi pasur ndonjë sherr, nuk e di… dhe nuk mendoj se ai ndihet kështu për mua.” “Nuk mund të them që kurrë nuk jam përlotur, por kjo ndodh rrallë dhe kurrë për shkak të tij… Ky debat thjesht nuk ka ndodhur“-tha ajo. Daily Mail përmendte një episod që, sipas burimeve pranë Shtëpisë së Bardhë, ndikoi negativisht në pozicionin Grenell, ku u përplas me shefen e...
Burimi:
top-channel.tv