Grabitet valixhja me 2.3 milionë euro në qendër të Tokios
Bota E Premte, 30 Janar 2026 11:01 Një grabitje e pazakontë për standardet japoneze ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qendër të Tokios, ku persona të panjohur kanë vjedhur valixhe që përmbanin rreth 2.3 milionë euro në para të gatshme, raportuan policia dhe mediat lokale. Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi rreth orës 21:30, pranë Stacionit Ueno, një zonë e njohur turistike dhe një nga nyjet më të frekuentuara të transportit në kryeqytetin japonez. Tre sulmues përdorën gaz lotsjellës për të neutralizuar viktimat dhe për të sekuestruar valixhet me para, tha për agjencinë AFP një zëdhënës i policisë së Tokios, duke kërkuar anonimitet. Mediat japoneze raportojnë se viktimat ishin pesë shtetas kinezë dhe japonezë, të cilët po përpiqeshin të ngarkonin valixhet në një automjet. Sipas televizionit...
Burimi:
kohajone.com