Goditje më fort se shpejtësia e mendimit. Lufta ndaj Iranit me Inteligjencë Artificiale

Goditje më fort se shpejtësia e mendimit. Lufta ndaj Iranit me Inteligjencë Artificiale

Përdorimi i mjeteve për luftë me inteligjencë artificiale për të mundësuar sulmet ndaj Iranit po paralajmëron një epokë të re bombardimesh më të shpejta se “shpejtësia e mendimit”, kanë deklaruar ekspertët, mes frikës se vendimmarrësit njerëzorë mund të anashkalohen. Modeli i AI i kompanisë Anthropic, Claude, raportohet se është përdorur nga ushtria amerikane gjatë valës së sulmeve, pasi teknologjia “shkurton zinxhirin e vrasjeve”, pra procesin nga identifikimi i objektivit, te miratimi ligjor dhe deri te lëshimi i goditjes. SHBA dhe Izraeli, të cilët më parë kishin përdorur AI për identifikimin e objektivave në Gaza, ndërmorën pothuajse 900 sulme ndaj objektivave iraniane vetëm në 12 orët e para. Gjatë këtyre sulmeve, sipas raportimeve, raketat izraelite vranë udhëheqësin suprem të Iranit, Ali Khamenei. Lufta me Inteligjencë Artificiale shkurton...