Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Goditje e re ndaj opozitës në Rusi, aktivisti kritik i Putinit dënohet me 6 vite burg
Një gjykatë në Rusi ka dënuar të enjten Sergei Udaltsov, një aktivist pro-luftës por kritik i presidentit Vladimir Putin, me gjashtë vite burg, pasi e shpalli fajtor për akuzën e “justifikimit të terrorizmit”. Udaltsov, 47 vjeç, është lider i lëvizjes opozitare “Fronti i Majtë”, e lidhur me Partinë Komuniste ruse, dhe u arrestua vitin e kaluar. Sipas medias së pavarur ruse Mediazona, akuzat ndaj tij lidhen me një artikull që ai kishte publikuar online, ku shprehte mbështetje për një grup tjetër aktivistësh rusë, të akuzuar për krijimin e një organizate terroriste. Këta aktivistë u dënuan më herët gjatë këtij muaji me dënime që variojnë nga 16 deri në 22 vite burg. Udaltsov i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si të fabrikuara. Pas...