Goditet centrali bërthamor në Iran, Teherani sulmon bazën amerikano-britanike me raketë ndërkontinentale
Organizata për Energji Bërthamore e Iranit tha më 21 mars se ndërtesa për pasurimin e uraniumit në Natanz, e njohur si i njohur si Kompleksi i Pasurimit “Martiri Ahmadi-Roshan”, është sulmuar sërish nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Megjithatë, nuk është raportuar për rrjedhje të materialeve radioaktive. Organizata dënoi sulmin dhe tha se është “në shkelje të ligjeve dhe obligimeve ndërkombëtare, përfshirë të Traktatit Ndërkombëtar për Mospërhapje të Armëve Bërthamore [NPT] dhe rregullore të tjera të lidhura me sigurinë bërthamore dhe sigurinë”. “Janë kryer hetime teknike dhe ekspertizë lidhur me mundësinë e përhapjes së ndotjes radioaktive” dhe “nuk është raportuar asnjë rrjedhje e materialeve radioaktive në këtë kompleks dhe banorët në zonat përreth nuk përballen me rrezik”, u tha në deklaratë. Lidhur me këtë raport...
Burimi:
vizionplus.tv