Gjyqi në Hagë/ Avokati i Thaçit: Prokuroria nuk ka prova kundër tij, premtuan fishekzjarre, por bënë mëkat
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç HAGË-Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, u shpreh në gjyq se Prokuroria Speciale ka kryer një mëkat të madh dhe të pafalshëm në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas tij, ata premtuan fishekzjarrë dhe spektakël, por nuk paraqitën asgjë. Ai theksoi se Prokuroria po ndryshon paraqitjen e provave në kundërpërgjigjet e tyre. Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç: Mëkati më i madh në një gjykim është që të premtohet më tepër se mund të paraqitet dhe ZPS ka bërë këtë mëkat të madh, të pafalshëm në këtë gjykim. Ata kanë premtuar fishekzjarre, spektakël, por nuk kanë paraqitur asgjë. Të mërkurën i kërkuam Prokurorisë të na shpjegonte se si arriti në këtë përfundim, kur Zyrapi ishte i pranishëm në takimet e UÇK-së...
Burimi:
zeri.ai