Gjyqi i tensionuar për familjen mbretërore: Djali i princeshës së kurorës përballet me akuza për përdhunim

Gjyqi i tensionuar për familjen mbretërore: Djali i princeshës së kurorës përballet me akuza për përdhunim

Bota E Martë, 3 Shkurt 2026 19:05 Prokurorët në Norvegji kanë detajuar katër akuza për përdhunim kundër Marius Borg Høiby, djalit të princeshës së kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, në çështjen më të madhe që ka ardhur në gjykatë këtu prej vitesh. Ky proces gjyqësor, i cili ka tërhequr vëmendjen e gjerë publike dhe mediatike, ka filluar në Gjykatën e Qarkut të Oslos, duke shënuar një moment të tensionuar për familjen mbretërore norvegjeze. Marius Borg Høiby u shfaq në gjykatë për të mohuar akuzat më të rënda nga 38 veprat penale për të cilat akuzohet. Ai, megjithëse është djali i princeshës së kurorës, nuk është vetë anëtar i familjes mbretërore, por lidhja e tij e ngushtë me të ka bërë që çështja të ketë një jehonë...