Gjykata Supreme e Izraelit vendos që organizatat humanitare mund të veprojnë në Rripin e Gazës

Gjykata Supreme e Izraelit vendos që organizatat humanitare mund të veprojnë në Rripin e Gazës

Gjykata Supreme e Izraelit ka vendosur që organizatat ndërkombëtare humanitare mund të vazhdojnë të veprojnë në Rripin e Gazës dhe në territore të tjera palestineze. Kjo praktikisht anuloi vendimin e mëparshëm të qeverisë izraelite për të ndaluar punën e organizatave humanitare, për shkak të refuzimit të tyre për t'iu përmbajtur rregullave të reja . Izraeli ka njoftuar se do të ndalojë 37 organizata humanitare nga 1 marsi, sepse ato refuzojnë të japin emrat dhe informacionin e kontaktit të punonjësve, si dhe informacion në lidhje me financimin dhe aktivitetet. Vendimi i Gjykatës Supreme i mban në fuqi rregullat e mëparshme dhe organizatat humanitare nuk janë të detyruara të pezullojnë punën e tyre, raporton AP.