Gjykata e Spanjës: Puthja apo shtrëngimi i dorës pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Gjykata Supreme e Spanjës ka marrë një vendim të rëndësishëm që forcon më tej kuadrin ligjor kundër dhunës me bazë gjinore, duke përcaktuar se çdo kontakt fizik me natyrë seksuale pa pëlqim përbën sulm seksual dhe jo thjesht ngacmim. Vendimi i gjykatës më të lartë erdhi pas shqyrtimit të një rasti ku një burrë u shpall fajtor për sjellje të papërshtatshme ndaj një gruaje në një stacion autobusi. Ai kishte kapur dorën e saj, e kishte puthur dhe kishte bërë oferta me përmbajtje seksuale, duke i propozuar që ta shoqëronte në këmbim të parave. Mbrojtja kërkoi rikualifikimin e veprës penale në “ngacmim në rrugë”, por gjykata e hodhi poshtë këtë argument. Sipas trupës gjykuese, veprime të tilla përbëjnë një shkelje të drejtpërdrejtë të integritetit dhe...
Burimi:
syri.net