Gjueti spiunësh dhe arrestime masive/ Irani var një shtetas suedez, qindra persona në pranga në Gjirin Persik

Gjueti spiunësh dhe arrestime masive/ Irani var një shtetas suedez, qindra persona në pranga në Gjirin Persik

Situata në Gjirin Persik po bëhet çdo ditë më e tensionuar pas valës së fundit të arrestimeve dhe akuzave për spiunazh. Autoritetet iraniane raportojnë mbi 500 arrestime që nga fillimi i konfliktit, ndërkohë që masat e rrepta po ndjekin çdo lëvizje të dyshuar brenda dhe jashtë vendit. Ngjarja më e rëndë u shënua me varjen e një shtetasi suedez, i cili u akuzua për përfshirje në veprime që, sipas prokurorit, mbështesin kundërshtarët e regjimit, shkruan Corriere della Sera. Një pjesë e madhe e arrestimeve u kryen në Gjirin Persik, ku dhjetëra persona, përfshirë edhe turistë që filmonin dronë, u ndaluan dhe u akuzuan për “bashkëpunim me armikun”. Babak, 42 vjeç, një banor persian në Dubai, tregon për frikën që jeton çdo ditë: “Jam i shqetësuar...