Gjueti ndaj kundërshtarëve të regjimit pas kapjes së Maduros, arrestohen 14 gazetarë në Venezuelë
Të paktën 14 gazetarë dhe punonjës të medias, përfshirë 13 anëtarë të organizatave ndërkombëtare të medias, u arrestuan në Karakas të hënën, sipas sindikatës që përfaqëson gazetarët venezuelianë. Trembëdhjetë nga të arrestuarit u liruan më vonë, njëri prej të cilëve u deportua. Një gazetar mbeti në paraburgim të shërbimeve të inteligjencës, tha Unioni Kombëtar i Punonjësve të Shtypit (SNTP) në një postim në X. Raportimi i pavarur brenda Venezuelës është rreptësisht i kufizuar dhe autoritetet kanë refuzuar vizat për gazetarët e huaj që të hyjnë në vend. Arrestimet vijnë tre ditë pas arrestimit te presidentit te rrezuar nga pushteti te Venezueles Nikolas Maduro dhe bashkeshortes se tij nga Shtetet e Bashkuara. Të dy po përballen me akuza të shumta penale në një gjykatë federale në...
Burimi:
syri.net