Gjobitet emisioni satirik gjerman në Groenlandë pas tentativës për të ngritur flamurin e SHBA-së

Gjobitet emisioni satirik gjerman në Groenlandë pas tentativës për të ngritur flamurin e SHBA-së

Bota E Enjte, 29 Janar 2026 22:21 Një emision satirik gjerman u gjobit në Groenlandë pasi një anëtar i ekipit të prodhimit tentoi të ngrinte një flamur amerikan në një hapësirë publike. Incidenti ndodhi gjatë xhirimeve për emisionin “Extra 3” të transmetuesit NDR, në sfondin e debatit ndërkombëtar mbi statusin politik të Groenlandës dhe deklaratave të përsëritura të Presidentit amerikan Donald Trump për blerjen ose zotërimin e ishullit, i cili është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës. Komiku bavarez Maxi Schafroth u përpoq të ngrinte flamurin amerikan pranë qendrës kulturore në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës, por u përball me kalimtarë. Ai pretendoi se ishte një zyrtar amerikan. Policia mbërriti dhe vendosi një gjobë, ndërsa një hetim është në vazhdim. Kryebashkiakja e distriktit Kommuneqarfik Sermersooq, Avaaraq Olsen,...