Gjiganti i naftës TotalEnergies shpjegon pse nuk e mbështet “ëndrrën” e Trumpit për Venezuelën
Bota E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 13:25 Shefi Ekzekutiv i gjigantit francez të energjisë TotalEnergies, Patrick Pouyanné, ka deklaruar se kthimi në Venezuelë do të ishte “shumë i shtrenjtë dhe shumë ndotës”, pavarësisht thirrjeve të Presidentit amerikan Donald Trump drejtuar kompanive të mëdha të naftës për të investuar miliarda në vend. Kompania u largua nga Venezuela në vitin 2022, por administrata Trump ka nxitur rikthimin e kompanive të naftës pas operacionit ushtarak amerikan të 3 janarit për të kapur presidentin Nicolás Maduro. Pouyanné theksoi se largimi i TotalEnergies ishte për shkak të mospërputhjes me strategjinë e tyre, duke shtuar se situata mbetet e njëjtë. Këto komente u raportuan nga Reuters. Administrata Trump ka kërkuar nga gjigantët amerikanë të energjisë të investojnë 100 miliardë dollarë për...
Burimi:
kohajone.com