Gjesti reagon pas lirimit nga paraburgimi: E pranoj gabimin, jam penduar
Gjesti PRISHTINË- Pas lirimit nga paraburgimi, këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me emrin e artit si Gjesti, ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në rrjetet sociale. Gjesti shprehet se kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë për të dhe i quan të gabuara veprimet e tij. Këngëtari shton se është penduar për ngjarjen e ndodhur. Më tej, Gjesti shprehet se edhe në momente të vështira, do të vazhdojë karrierën e tij muzikore, duke premtuar se do t’i postojë këngët në rrjetet e tij sociale. Ndërkohë, ai shton se ka nisur procedura ndaj kompanisë muzikore për keqtrajtimin dhe borxhet që ka ndaj tij, ndër vite. “Periudha e fundit nuk ka qenë më e lehta për mua, edhe po e ndiej të nevojshme me...
Burimi:
zeri.ai