Gjermania reagon ndaj vendimit të SHBA për tërheqjen e trupave: E prisnim! Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka deklaruar se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të tërhequr një pjesë të trupave nga Evropa ishte i pritshëm dhe i parashikueshëm. Sipas tij, evropianët duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre, duke theksuar nevojën për forcim të kapaciteteve mbrojtëse në kontinent, raporton RTSH sipas ‘Sky News’. Pistorius bëri të ditur se Gjermania do të bashkëpunojë ngushtë me “Grupin e Pesëve”, ku bëjnë pjesë Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Polonia, në misionet e ardhshme të sigurisë dhe mbrojtjes. “Ishte e parashikueshme që SHBA do të tërhiqte trupat nga Evropa, përfshirë Gjermaninë”, u shpreh ai. Ndërkohë, Pentagoni ka njoftuar planet për të tërhequr rreth 5,000 trupa amerikane nga territori gjerman, një vendim që pritet...
Burimi:
javanews.al