Gjermania po armatoset/ Bundestagu jep dakordësinë për të blerë dronë kamikazë: Forcohet krahu lindor i NATO
Komisioni i Buxhetit i Bundestagut ka miratuar blerjen e dronëve luftarakë kamikaze për Forcat e Armatosura Gjermane. Kjo është hera e parë që aprovohet për ushtrinë gjermane blerja në shkallë të gjerë e dronëve të tillë, të cilët shpërthejnë direkt mbi objektiv. Fillimisht, sistemet do të merren nga kompanitë gjermane Helsing dhe Stark Defence me vlerë rreth 540 milionë euro. Shpenzimet totale janë kufizuar në maksimum 2 miliardë euro, më pak se 4,3 miliardë sa ishte planifikuar fillimisht-, dhe çdo tejkalim kërkon miratim të ri nga komisioni. Dronët, që shpërthejnë mbi objektiv ose hedhin eksplozivë, konsiderohen armë kyçe në luftën moderne, veçanërisht pas përvojës në Ukrainë. Njësia e parë që do t’i përdorë do të jetë “Brigada Lituania” në krahun lindor të NATO-s, me planin...
Burimi:
top-channel.tv