Burimi:
top-channel.tv

Foto © top-channel.tv
Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin, merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë
Një komision hetimor i ngritur në Gjermani lidhur me pandeminë e koronavirusit po merr në pyetje ekspertë, por edhe figura kyçe nga politika dhe shkenca. Së fundi janë thirrur si dëshmitarë edhe vetë ish ministri i shëndetësisë Jens Spahn dhe virologu Christian Drosten. Në seancën dëgjimore publike të mbajtur pak përpara Krishtlindjeve, u diskutua roli i Spahn në fillim të pandemisë së vitit 2020, kur mori frerët e ministrisë se Shëndetësisë në qeverinë e koleges së tij të partisë CDU, Angela Merkel. Në qendër të kritikave, edhe gjashtë vjet më vonë, ishte prokurimi i maskave mbrojtëse, të cilat besohet se janë blerë me çmime të fryra. Një punonjës i Zyrës Federale të Auditimit tha se 5.8 miliardë maska u blenë me rreth një euro secila....






