Gjermania nën alarm nga vapa, afro 10 mijë viktima nga temperaturat ekstreme

Gjermania nën alarm nga vapa, afro 10 mijë viktima nga temperaturat ekstreme

Gati 10 mijë persona kanë humbur jetën në Gjermani si pasojë e temperaturave të larta gjatë vitit 2026, sipas vlerësimeve të Institutit Robert Koch, duke tejkaluar numrin më të lartë vjetor të vdekjeve të lidhura me të nxehtin në dekadën e fundit. Sipas të dhënave paraprake, nga fillimi i prillit deri më 19 korrik 2026 janë regjistruar rreth 9.800 vdekje të lidhura me temperaturat ekstreme. Shifra më e lartë vjetore e regjistruar në vitet e fundit ishte rreth 9 mijë raste në vitin 2018. Ekspertët paralajmërojnë se bilanci përfundimtar mund të jetë edhe më i lartë, pasi vlerësimi aktual nuk përfshin periudhat e nxehtësisë pas datës 19 korrik dhe do të përditësohet pasi të mblidhen të dhëna më të plota mbi vdekshmërinë. Sipas Institutit Robert...