Gjermania “në ofensivë”, Merz “farkëton” aleanca me vendet e Gjirit Persik

Gjermania “në ofensivë”, Merz “farkëton” aleanca me vendet e Gjirit Persik

Brenda 72 orësh, kancelari gjerman Friedrich Merz do të vizitojë tre shtete në rajonin e Gjirit Persik, në njëjtën kohë që kërkon “partneritete të reja strategjike” me Indinë. Mes luhatjeve që po pëson miqësia me SHBA-në, Gjermania po farkëton aleanca të tjera. Lidhjet e qeverisë gjermane me shtetet kycë të rajonit: Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë gjithmonë e më të dukshme. Ndërkohë që në Arabinë Saudite ndodhej ministri i Mjedisit, socialdemokrati Carsten Schneider, zbriti në tokë edhe avioni me ministren e Ekonomisë, kristiandemokraten Katherina Reiche, në bord, e cila vuri në dukje se: “Nëse partneritetet, tek të cilat ke pasur besim dekada të tëra, fillojnë të pësojnë krisje, duhet të kërkojmë partnerë të rinj.” Fokusi ui kërkimit të partenrëve është në...